Mishi jonë ruhet, përpunohet dhe transportohet në kushte krejt sterile, duke u siguruar që temperatura e mbajtur të ruajë cilësinë më të lartë të produkteve. Ne e kontrollojmë dhe ndjekim çdo hap të procesit, nga prodhuesi deri tek ju, për të siguruar që gjithçka të jetë origjinale dhe të përmbushë standardet më të larta të higjenës dhe sigurisë.
Paketimi me vakum dhe në atmosferë mbrojtëse është thelbësor për të ruajtur freskinë dhe cilësinë e mishit gjatë gjithë procesit.
Ne rrisim vetë qingjat dhe kecat në stanet tona, në jug të Shqipërisë, ku ato kanë mundësinë të rriten në kushte natyrore. Këto kafshë janë të rritura në regjim plotësisht të hapur, duke kullotur në hapësira të pasura dhe të pastra, me kujdes të veçantë për shëndetin e tyre.
Të gjitha kullotat janë në lartësi mbi 1000 metra, ku ajri, uji dhe ushqimi janë të pastër dhe të freskët. Shija e mishit të këtyre kafshëve është e jashtëzakonshme dhe e vlerësuar për cilësinë e tij. Ne kujdesemi për mirëmbajtjen e kullotave çdo vit dhe për shëndetin e bagëtisë, për t’ju ofruar produkt 100% natyral, të shëndetshëm dhe me shije të paharrueshme.
Mishi i
Viçit
Viçi është një gjedh i moshës deri në 12 muaj, që peshon më pak se 250 kg. Ka dy lloje viçi: viçi qumështor, i moshës 5-8 muaj, i ushqyer vetëm me qumësht, dhe viçi alternativ, i moshës 8-12 muaj, që merr qumësht në muajt e parë dhe më pas ushqehet me foragjere dhe ushqim tjetër.
Ky mish është i lehtë për t’u tretur, ka nivele të ulëta kolesteroli dhe është i pasur me vitamina dhe minerale. Me shije të butë dhe të hollë, viçi ka ngjyrë rozë dhe është shumë i vlerësuar për cilësinë dhe shijen e tij në të gjithë botën.
Pulat tona rriten në hapësira të hapura, ku kanë mundësinë të shijojnë natyrën dhe ajrin e pastër. Kujdesemi që ato të kenë një dietë të plotë dhe natyrale, përfshirë misër, grurë dhe elb, për t’u siguruar që rriten të shëndetshme dhe të forta.
Falë kujdesit të vazhdueshëm për mjedisin dhe kontrollit të cilësisë së ujit, pulat zhvillojnë mish të shijshëm dhe të butë.
Ne ndjekim me rigorozitet planin e rritjes së shëndetshme përmes kontrollit të rregullt veterinar dhe mirëmbajtjes së kullotës, duke siguruar që çdo hap i procesit të jetë në përputhje me standardet më të larta.
Ne ofrojmë mishin më të mirë të gicit dhe derrit, të përzgjedhur me kujdes për klientët tanë. Kafshët janë të rritura në ferma me regjim të hapur dhe gjysmë të hapur, ku sigurohemi që të kenë një dietë të shëndetshme dhe kushte ideale për rritje. Kujdesemi për çdo detaj, nga higjiena deri tek trajtimi i kafshëve, për t’u siguruar që çdo produkt që arrin tek ju është i shkëlqyer.
Punojmë me partnerët tanë në disa shtete të Europës, duke përzgjedhur rraca të veçanta të certifikuara nga BE, për një mish të cilësisë superiore dhe të garantuar.

